PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Xi Jinping-u takohet me Putinin
2012-06-06 20:12:19 CRI Komenti juaj Printoni
Nënkryetari i shtetit i Kinës Xi Jinping u takua më 6 qershor në Pekin me presidentin rus Vladimir Putin, i cili ndodhet në Kinë për një vizitë zyrtare dhe për të marrë pjesë në samitin e Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait.

Z. Xi tha se tani po ndodhin ndryshime të thella dhe të papara në situatën ndërkombëtare e, në këto kushte, Kina dhe Rusia kanë nevojë të forcojnë më tej bashkëpunimin e tyre strategjik, për të mbrojtur interesat e përbashkëta dhe për të ruajtur paqen, qëndrueshmërinë dhe zhvillimin botëror.

Ndërsa z. Putin u shpreh se pala ruse i çmon së tepërmi marrëdhëniet me Kinën dhe ka besim të plotë në përparimin e këtyre marrëdhënieve. Sipas tij, në gjendjen e tanishme ndërkombëtare, Rusia dhe Kina duhet të forcojnë më tej bashkëpunimin konkret në fusha të ndryshme. (Du/Artani)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China