Departamenti amerikan i Thesarit bëri të ditur të martën se po atë ditë ministrat e financave dhe guvernatorët e bankave qendrore të vendeve të G7-s mbajtën një mbledhje urgjente telefonike, gjatë së cilës zhvilluan diskutime lidhur me krijimin e një bashkimi monetar dhe financiar evropian, duke u shprehur njëkohësisht se do t'i kushtojnë vëmendje nga afër gjendjes së krizës së borxheve në Europë.
Për arsye të vazhdimit të krizës së borxheve në Europë, ShBA-ja ka forcuar konsultimet me vendet kryesore të këtij kontinenti. (Du/Artani)