PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Samiti i Pekinit, pikënisje e re për OBSh-në
2012-06-06 20:00:41 CRI Komenti juaj Printoni

Sot nisi punimet në Pekin samiti dyditor i Organizatës së Bashkëpunimit së Shangait (OBSh). Në këtë samit OBSh-ja pritet të shtjellojë qëndrimin e vet lidhur me situatën ndërkombëtare dhe do të planifikojë punët për bashkëpunimin e ardhshëm dhe për zhvillimin gjatë dhjetëvjeçarit në vijim. Samiti i Pekinit shihet si një mundësi e re për zhvillimin e kësaj organizate.

Ky samit mbahet në rrethana të ndërlikuara ndërkombëtare. Vendet anëtare të OBSh-së janë bashkërisht të mendimit se, për të përballuar ndryshimin e mjedisit të jashtëm ekonomik dhe të sigurisë nevojitet mbështetja në bashkëpunimin shumëpalësh dhe përkrahja e njëri-tjetrit. OBSh-ja ka premtuar garantimin e qëndrueshmërisë politike e të zhvillimit ekonomik të vendeve të saj anëtare dhe, nëpërmjet theksimit të qëndrimit të vet për çështjet ndërkombëtare e rajonale me interes të përbashkët, ka krijuar imazhin e një organizate të përgjegjshme përballë botës, duke shpallur "frymën e Shangait" si filozofinë e vet të bashkëpunimit.

Samiti vendosi pranimin e Afganistanit si vend vëzhgues dhe të Turqisë si partnere dialogu. Me hapjen e dyerve ndaj vendeve që kërkojnë bashkëpunim, OBSh-ja do të luajë një rol më aktiv në çështjen e rindërtimit të Afganistanit. Krahas kësaj, kjo organizatë ka bashkëpunuar aktivisht me organizmat e OKB-së dhe institucione të tjera, duke arritur rezultate të frytshme. Gjithnjë e më shumë shtete dhe organizata ndërkombëtare po njohin konceptet dhe parimet e bashkëpunimit të OBSh-së dhe kanë shprehur dëshirën të forcojnë lidhjet me të, duke bërë kështu që OBSh-ja të shndërrohet në një mekanizëm me prestigj e ndikim dhe me një perspektivë të mirë zhvillimi. (Wang Xianya/Artani)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China