PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Analistët: Bisedimet për çështjen iraniane, të pafrytshme
2012-05-25 19:57:59 CRI Komenti juaj Printoni

Të enjten u mbyllën në kryeqytetin e Irakut Bagdad bisedimet ndërmjet Iranit dhe gjashtë vendeve - ShBA-së, Britanisë së Madhe, Francës, Rusisë, Kinës dhe Gjermanisë - lidhur me çështjen bërthamore iraniane. Përfaqësuesja e lartë e BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikat e Sigurisë Catherine Ashton u shpreh se palët gjetën gjuhën e përbashkët për disa çështje, por ende ekzistojnë mosmarrëveshje.

Sipas njoftimeve të agjencisë së lajmeve "Associated Press", përfaqësuesi iranian hodhi poshtë propozimin e bërë nga gjashtë vendet për kufizimin e projektit bërthamor. Ky qëndrim i Iranit i futi bisedimet në një situatë të vështirë, por pa sjellë rrezik për ndërprerjen e tyre.

Gjatë bisedimeve, gjashtë vendet i paraqitën Iranit një plan, por pas disa orësh delegacioni iranian solli një propozim prej pesë pikash. Të dyja këto dokumente nuk i janë bërë të njohura publikut.

BBC-ja citoi fjalët e një diplomati perëndimor, sipas të cilit një nga propozimet e gjashtë vendeve është që Perëndimi t'i ofrojë Iranit izotopë radioaktivë për përdorim mjekësor dhe të bashkëpunojë me Iranin në fushën e sigurisë bërthamore; në këmbim, Irani duhet t'i japë fund pasurimit të uraniumit me një pastërti 20 për qind.

Mediat iraniane njoftojnë nga ana e tyre se pesë pikat e propozimit të Iranit lidhen jo vetëm me çështjen bërthamore, por edhe me probleme të tjera ndërkombëtare. Irani ofron përfundimin e pasurimit të uraniumit, me kusht që vendet perëndimore të heqin të gjitha sanksionet ndaj tij. Propozimi iranian përfshin gjithashtu zgjidhjen e mosmarrëveshjeve "hap pas hapi", si edhe e vë theksin te ndërmarrja e veprimeve të sinkronizuara me Iranin nga ana e Perëndimit.

Analistët janë të mendimit se gama e çështjeve të trajtuara në këto bisedime është mjaft e gjerë, e po ashtu është i madh edhe numri i vendeve pjesëmarrëse në to. Midis Iranit dhe Perëndimit ekzistojnë dallime të mëdha dhe mungon besimi i ndërsjellë, prandaj ulja në tryezën e bisedimeve është diçka e vështirë dhe shpresa për arritjen e ndonjë marrëveshjeve me një a dy takime nuk është realiste. Sipas tyre, mosarritja e rezultateve konkrete në bisedimet e Bagdadit erdhi si pasojë e ndryshimeve të mëdha në qëndrimet e palëve. Megjithatë, palët shpresojnë për rezultate më pozitive në raundin tjetër të bisedimeve, që parashikohet të zhvillohet në qershor në Moskë. (Wang Xianya/Artani)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China