Të dërguarit e Shteteve të Bashkuara, Britanisë së Madhe, Francës, Rusisë, Kinës dhe Gjermanisë janë ulur në tryezë për më shumë se 7 orë me Iranin të shtunën në Stamboll, për të diskutuar mbi problemin e tij bërthamor.
Përfaqësuesit e palëve të ndryshme kanë reaguar pozitivisht lidhur me bisedimet.
Kryetari i delegacionit të Kinës, ndihmësi i ministrit të Jashtëm të Kinës Ma Zhaoxu u tha gazetarëve kinezë se, bisedimet mbi problemin bërthamor të Iranit në raundin e ri janë serioze, të dobishme dhe konstruktive. Me përpjekjet nga ana e palëve të ndryshme, bisedimet hapën procesin e një dialogu të vazhdueshëm gjë që rezulton pozitive.
Përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikë të Jashtme dhe Sigurinë, Catherine Ashton, vlerësoi pozitivisht bisedimet bërthamore të Iranit, duke i cilësuar ato si "konstruktive" dhe shumë të dobishme për zgjidhjen e problemit. Bisedimet kanë hapur një proces serioz dhe të vazhdueshëm negociatash, palët e ndryshme kanë rënë dakord që bisedimet e raundit tjetër të zhvillohen në Bagdad të Irakut më 23 maj.
Ndërsa, kryenegociatori iranian për Çështjet Bërthamore Said Xhelili u shpreh se palët përkatëse kanë shfaqur kësaj here frymën e bashkëpunimit.
"Irani nuk kërkon armë bërthamore, por mbron të drejtën e përdorimit të tyre në mënyrë paqësore, shpresojmë se bisedimet e raundit të ri do të arrijnë rezultate pozitive", përfundoi Said Xhelili. (Zhan Dian/Albana)