PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kryediplomati kinez telefonoi Kofi Ananin për Sirinë
2012-04-13 10:45:14 cri komenti juaj Printoni

Ministri i Jashtëm kinez Yang Jiechi, i cili po merr pjesë në mbledhjen e shefave të diplomacive të Kinës, Rusisë e Indisë, telefonoi të dërguarin e posaçëm të OKB-së dhe Lidhjes Arabe, Kofi Anan për të shkëmbyer mendime rreth gjendjes në Siri.

 

 

Yang Jiechi tha se Pekini përshëndet shpalljen e armëpushimit, por sipas tij çështje kyçe mbetet mbajtja e premtimeve nga qeveria siriane e fraksioneve opozitare, bashkërendimi i punëve me Ananin dhe nisja sa më shpejtë e dialogut.

 

"Ndërmjetësimi i të dërguarit Anan është thelbësor për zgjidhjen e krizës së Sirisë. Komuniteti ndërkombëtar duhet të përkrahë dhe të bashkërendojë punët me të dërguarin e posaçëm me qëndrime objektive e të drejtë dhe të luajë rol pozitiv e konstruktiv për zgjidhjen politike të krizës së Sirisë", tha ministri i jashtëm kinez.

 

Anan falënderoi Yang Jiechi për mbështetjen që Kina i ka dhënë procesit të ndërmjetësimit. Ai u shpreh se përpjekjet konstruktive të palës kineze dhanë rezultate pozitive. Kofi Anan shtoi se dëshiron të ruajë kontaktet e ngushta me palën kineze dhe së bashku të përpiqen të zgjidhin sa më parë problemin e Sirisë. (Çang Çuo/ Ardi Pulaj)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China