PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Hu Jintao takon përfaqësues të qarqeve industriale-tregtare amerikane
2011-11-11 19:39:56 CRI Komenti juaj Printoni
Më 10 nëntor sipas orës vendore kryetari i shtetit i Kinës Hu Jintao u takua në Havai të ShBA-së me përfaqësues të qarqeve industriale e tregtare amerikane. Gjatë takimit Hu Jintao theksoi se thelbi i bashkëpunimit ekonomiko-tregtar midis Kinës dhe SHBA-së është leverdia e ndërsjellë dhe përfitimet e përbashkëta. Thellimi i këtij bashkëpunimi ka të bëjë jo vetëm me lumturinë e popujve të të dy vendeve, por edhe me rimëkëmbjen dhe zhvillimin e ekonomisë botërore. Z. Hu shprehu shpresën se qarqet industriale e tregtare të ShBA-së do të japin ndihmesë më të madhe për nxitjen e bashkëpunimit ekonomiko-tregtar dhe për zhvillimin e marrëdhënieve ndërmjet të dy vendeve.

Gjatë takimit Hu Jintao gjithashtu u bëri thirrje kompanive kineze dhe atyre amerikane të ngulin këmbë në zhvillimin në mënyrë të barabartë të konsultimeve, të respektojnë ligjet tregtare dhe rregullat e Organizatës Botërore të Tregtisë, të trajtojnë mirë konfliktet ekonomiko-tregtare, të mos i politizojnë problemet ekonomiko-tregtare dhe të mos ushtrojnë proteksionizëm. (Du)

 

 

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China