PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Konferenca Konsultative, kontribut për planin 5-vjeçar
2011-03-03 21:37:31 cri komenti juaj Printoni

Filloi në Pekin punimet e tij, sesioni i 4-të i Komitetit Kombëtar të legjislaturës së 11-të, të Konferencës Konsultative Politike të Popullit kinez. Në ceremoninë e hapjes, pasditen e 3 marsit, morën pjesë udhëheqësit kinezë, Hu Jintao, Wu Bangguo, Wen Jiabao, Gjia Qinlin etj. Në sallën Pallatit të Popullit, ishin edhe 2182 anëtarë të Komitetit Kombëtar të Konferencës Konsultative Politike të Popullit kinez.

Në emër të Komitetit të përhershëm të Komitetit Kombëtar të këtij legjislacioni, kryetari Gjia Qinlin, mbajti raportin mbi punën e komitetit.

"Anëtarët e Komitetit Kombëtar, kanë dhënë mendime dhe propozime për 'planin e 12-të 5-vjeçar'. Është një kërkim i dobishëm për zhvillimin e demokracisë, grumbullimin e mendimeve të ndryshme dhe për nxitjen dhe zhvillimin ekonomik, ku ka pasur dhe suksese të dukshme."

Kryetari i Komitetit Kombëtar, Gjia Qinlin, deklaroi se këtë vit, Komiteti Kombëtar, do t'i kushtojë het rëndësi nxitjes dhe zhvillimit shkencor, si edhe zhvillimit të studimeve të ndryshme për problemet kryesore të planit të 12-të 5-vjeçar.

"Konferenca Konsultative Politike do të vazhdojë t'i kushtojë vëmendjen dhe do ta nxitë përmirësimin e jetës së popullit. Propozime do të paraqiten për nxitjen e reformimit të sistemit të shpërndarjes së të ardhurave dhe forcimit të sistemit të mbrojtjes shoqërore etj."

Deri më 2 mars, sesioni i sivjetshëm i Konferencës Konsultative Politike, ka marrë mbi 700 projekte dhe mbi 400 kërkesa për fjalimet, që do të mbahen në këtë sesion.

"Duhet të përsosim mënyrat e grumbullimit të informacionit, të gjejmë mënyrat e reja të grumbullimit të mendimeve të banorëve nëpërmjet internetit, etj. Duhet të zgjidhim në kohë problemet e ndryshme. Konferenca Konsultative Politike, duhet të jetë kanali i rëndësishëm i lidhjes së ngushtë të popullit."

Sesion do të zgjatë deri më 13 mars. (Du)


1 2 3
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China