PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
U zhvillua në Seul takimi midis presidentëve të Kinës dhe të SHBA-së
2010-11-11 20:59:36 cri komenti juaj Printoni
Më 11 nëntor u zhvillua në Seul takimi midis presidentëve të Kinës dhe të SHBA-së që ndodhen në Korenë e Jugut për pjesëmarrjen në Samitin e Grupit të 20 vendeve. Të dyja palët shkëmbyen thellësisht mendimet lidhur me marrëdhëniet kino-amerikane dhe me probleme të rëndësishme ndërkombëtare e rajonale me interes të përbashkët dhe arritën unanimitet mendimesh.

Gjatë takimit, të dyja palët janë të mendimit se para ndryshimeve të thella dhe të ndërlikuara të situatës ndërkombëtare, nxitja aktive e marrëdhënieve kino-amerikane të bashkëpunimit në nivel më të lartë jo vetëm ka të bëjë me perspektivën e vendeve të veta, por ka edhe ndikim të thellë për të ardhmen e botës. Të dyja palët duhet të forcojnë dialogun, shkëmbimet dhe bashkëpunimin dhe të respektojnë interesat thelbësore të njëra-tjetrës për të nxitur marrëdhëniet kino-amerikane të zhvillohen përpara në mënyrë të shëndoshë dhe të qëndrueshme. (Sihai)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China