Që nga 13 qershori deri tani, në pjesën jugore të Kinës ka pasur reshje të shumta shiu, duke shkaktuar përmbytje të mëdha në disa provinca. Disa lumenj kanë dalë nga shtrati, duke shkaktuar përmbytje që kaluan nivelin e paralajmërimit.
Sipas Agjencisë Hsinhua, më 18 qershor zv/kryeministri i Shtetit të Kinës Hui Liangyu kërkoi që të analizohet më tej gjendja e tanishme të përmbytjeve dhe prirja e zhvillimit, si dhe të kryhen në mënyrën duhur punët e ndryshme të parandalimit dhe të kundërshtimit të përmbytjeve. (Vera)