Sipas të dhënave të fundit nga Drejtoria e Meteorologjisë, sezoni i ri i reshjeve të shumta të shiut ka filluar më 7 qershor dhe ka arritur reshjet më të shumta më 8 qershor.
Qysh nga maji, në provincat jugore të Kinës kanë rënë reshje të shpeshta. Tani në disa provinca, rezervat ujore janë shtuar shumë, është rritur niveli i lumenjve, si dhe janë dëmtuar rëndë disa ndërtime të kontrollit të ujërave.
Siç njoftoi Drejtoria e Meteorologjisë, sot më 8 qershor në provincat Hubei, Hunan, Jiangxi, Anhui, Guangxi do të ketë reshje të mëdha shiu. Në këto provinca, ekzistojnë mundësi të mëdha të ndodhin fatkeqësi gjeologjike dhe ato po përgatiten për të pritur reshjet e shumta. (Xiaoyu)