Ditët e fundit, kanë rënë reshje të mëdha dhe të shpeshta shiu në shumë provinca dhe rajone autonome të Kinës jugore. Disa krahina në provincat Hu Nan, Hu Bei, Guang Xi etj., janë goditur nga përmbytjet.
Ndërkohë mësohet se nga 16 maji, reshje të furishme shiu do të godasin provincën Hu Nan për herën e tretë në këtë muaj. Për shkak se disa pajisje dhe instalime hidrike janë dëmtuar gjatë reshjeve të mëparshme, përballimi i fatkeqësive ndodhet para gjendjes serioze.
Në të njëjtën kohë në provincën Guang Xi, mbi 77000 banorë vendorë janë prekur nga përmbyetjet e shkaktuara nga reshjet e shumta që filluan më 13 maj në mbrëmje.
(Çan Yean)