Genc Ruli mban një fjalim me rastin e hapjes së Pavijonit të Shqipërisë
Ndërsa kryetari i delegacionit të Shqipërisë, ministri shqiptar i Bujqësisë, Genc Ruli shprehu në fjalimin e tij në radhë të parë falënderime për palën kineze që i dha palës shqiptare mundësinë për pjesëmarrje në këtë Ekspozitë, duke i dhënë Shqipërisë një rast të mirë për paraqitjen saj. Ai tha se rasti i sotëm që ai mban një fjalim në mjediset e EXPO-s në Shangai, mishëron përmirësimin e pandërprerë të marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe Kinës. Ai gjithashtu shprehu dëshirën për sa më shumë bashkëpunim ekonomiko-tregtar midis dy vendeve.
Genc Ruli duke firmos në albumin
"Qeveria shqiptare po krijon një mjedis pozitiv për investimet e huaja. Mirëpresim kompani kineze të tregojnë më shumë vëmendje për Shqipërinë në fushat energjetike dhe të mineraleve dhe shpresoj se sa më shumë investues kinezë do të investojnë në Shqipëri.", tha ndër të tjera ministri shqiptar i Bujqësisë.