Ruajtja e shëndetit nëpërmjet Ngrirjes së Vjeshtës
2024-10-28 14:45:09

Vjeshta është stina kalimtare nga moti i ngrohtë në atë të ftohtë. Mjekësia tradicionale kineze thekson ndjekjen e ligjeve të natyrës, duke propozuar shfrytëzimin e "ngrirjes në vjeshtë" për të forcuar tolerancën e trupit ndaj të ftohtit dhe për t'u përgatitur për dimrin e ashpër që po vjen. 

Ruajtja e shëndetit nëpër "ngrirjes së vjeshtës"/Foto nga VCG

E ashtuquajtura "ngrirje e vjeshtës", nuk është për të provuar ftohjen e tepërt me veshje të pakta, por është për të ndjerë në mënyrë të përshtatshme ftohjen nga vjeshta sipas kushteve personale dhe kushteve të mjedisit, duke forcuar aftësinë fizike dhe parandaluar sëmundjet.

çaj i përshtatshëm për vjeshtë/Foto nga VCG

Baza shkencore e ngrirjes në vjeshtë

"Ngrirja në vjeshtë" vjen nga teoria e mjekësisë tradicionale kineze, që thekson se trupi ynë duhet të ndjejë në mënyrë të përshtatshme ftohjen e vjeshtës, për të forcuar rezistencën ndaj të ftohurit. Sipas mjekësisë tradicionale kineze, vjeshta lidhet ngushtë me mushkëritë. Mushkëritë përgjigjen për qarkullimin e energjisë Qi dhe funksionet e frymëmarrjes. Ata rregullojnë lëvizjen e gjakut dhe energjisë Qi në të gjithë trupin. Në vjeshtë klima pëson ndryshime të mëdha, të cilat mund të shkaktojë sëmundje të rrugëve të frymëmarrjes. Thelbi i "ngrirjes në vjeshtë" është rregullimi i funksioneve të mushkërisë, duke forcuar rezistencën ndaj të ftohurit. 

kërpudha e bardhë është ushqim i përshtatshëm për vjeshtë/Foto nga VCG

Rolin e "ngrirjes së vjeshtës" në ruajtjen e shëndetit, e përkrah edhe mjekësia moderne. Sipas një studimi të Universitetit Harvard të SHBA-së, mjedisi me temperaturë të ulët të përshtatshme mund të stimulojë trupin të prodhojë më shumë yndyrë kafe, gjë që ndihmon përmirësimin e normës metabolike dhe të imunitetit. Ky studim theksoi gjithashtu se ftohja e tepërt mund të sjellë ndikime negative për trupin.

Mënyra e duhur për ngrirjen në vjeshtë

Hap pas hapi: Mos shtoni shumë veshje. Në fillim, mund të shtojmë një pallto, për t'ju përshtatur gradualisht ndryshimit të klimës.

Ruajtja e ngrohtësisë në pjesët kryesore të trupit: Gjatë periudhës së "ngrirjes në vjeshtë", duhet t'i kushtojmë vëmendje të madhe ruajtjes së ngrohtësisë së qafës, belit dhe këmbëve, të cilat janë shumë të ndjeshme ndaj ftohjes.

Vjeshta është një stinë e mirë për stërvitje/Foto nga VCG

Stërvitja e përshtatshme: Vjeshta është një stinë e mirë për stërvitje. Ushtrimet e përshtatshme në natyrë mund të forcojnë imunitetin e trupit dhe të rrisin rezistencën. Stërvitja në mëngjes dhe shëtitja në mbrëmje është një zgjedhje e përshtatshme. Gjatë ushtrimeve duhet të shtojmë gradualisht intensitetin e stërvitjes.

Balancojmë dietën: Në vjeshtë, duhet të hamë ushqime që favorizojnë energjinë Yin, si dardha, zambaku, kërpudha e bardhë. Duhet shtuar në mënyrë të përshtatshme konsumi i proteinave për të forcuar imunitetin. Duhet shmangur konsumi i ushqimeve tepër të yndyrshme dhe pikante.

Vjeshta është një stinë e mirë për stërvitje/Foto nga VCG

Praktikimi i një rutine të mirë: Fjetja e mjaftueshme është shumë e rëndësishme për të forcuar rezistencën. Në vjeshtë duhet të flemë herët dhe të zgjohemi herët për t'iu përshtatur ligjeve të natyrës.

Grupet e njerëzve të përshtatshëm për ngrirjen në vjeshtë 

"Ngrirja në vjeshë" s'është e përshtatshme për të gjithë njerëzit. Të moshuarit, fëmijët, gratë shtatzëna dhe pacientët me sëmundje kronike duhet të jenë më të kujdesshëm. Këto grupe njerëzish kanë rezistencë relativisht të dobët dhe janë më të brishtë ndaj gripit. Për këta njerëz, ruajtja e ngrohtësisë është më e rëndësishme se "ngrirja në vjeshtë".

Konkluzione

"Ngrirja në vjeshtë" është një lloj trajnimi i përshtatjes së ndryshimit të klimës. Nëpërmjet ekspozimit të moderuar ndaj një mjedisi të freskët, mund të stimulohet sistemi nervor simpatik i trupit dhe të përmirësohet aftësia e përshtatjes ndaj të ftohtit.   (Xu Guang)