Shkëmbimet e arteve marciale mes Kinës dhe Brazilit
2024-10-22 21:20:06


Arti marcial tradicional kinez dhe ndikimet e tij në Brazil

Arti marcial tradicional kinez quhet kongfu dhe është një formë unike ushtrimi që ndërthur filozofinë shoqërore, mjekësinë tradicionale kineze, etikën, shkencën ushtarake, etikën, qigongun dhe ide e koncepte të tjera kulturore tradicionale. Ai jo vetëm i kushton vëmendje stërvitjes së brendshme e të jashtme, por edhe thekson ndërthurjen e përgatitjes fizike dhe kultivimit shpirtëror. Ai gjithashtu fokusohet kryesisht në forcimin e aftësisë fizike dhe teknikat e luftimeve si pjesë plotësuese.

Vitet e fundit, me thellimin e globalizimit, ndikimi i arteve marciale tradicionale kineze është zgjeruar globalisht dhe Brazili nuk bën përjashtim. Në Brazil, artet marciale kineze jo vetëm që janë bërë një mënyrë popullore fitnesi, por edhe një dritare për brazilianët për t'u njohur me kulturën kineze. Vetëm në shtetin e Sao Paulos, më shumë se 200 shkolla të arteve marciale ofrojnë kurse të arteve marciale kineze, duke përfshirë taiji, Boksin e Mantidës, Boksin e Kthetrave të Shqiponjës, Boksin e Shaolin-it Verior, Sanda etj. Brazili ka 220 000 praktikues të arteve marciale.

Llojet, karakteristikat dhe sfondi historik i arteve marciale braziliane

Artet marciale braziliane e kanë origjinën në vendet përreth Brazilit në Amerikën e Jugut. Fillimisht për shkak të politikës së skllevërve në Amerikën e Jugut në atë kohë, skllevërit afro-brazilianë, me duart e tyre të lidhura me zinxhirë, krijuan lloje të ndryshme sulmimi me këmbë për t'i rezistuar shtypjes. Ky art tradicional afro-brazilian, që gjithashtu ishte një kërcim, më vonë u zhvillua në një art vallëzimi popullor në Brazil dhe gradualisht u shtua interpretimi i veglave muzikore me goditje. 

Artet marciale braziliane nuk janë vetëm një teknikë luftimi, por edhe një armë kulturore që përdoret për të thyer prangat e skllavërisë në Brazil.

Çfarë mësojnë brazilianët lidhur me artet marciale kineze

Brazilianët i mësojnë artet marciale kineze në mënyra të ndryshme, duke përfshirë mësimin sistematik nëpërmjet shkollave të arteve marciale dhe përvojën nëpërmjet aktiviteteve të shkëmbimeve kulturore. Për shembull, në Sallën e Arteve Marciale të Shoqatës "Boksi 'Sun Bin'" në shtetin Sao Paulo të Brazilit, drejtori dhe kryetrajneri Huo Xinwu demonstron Boksin "Sun Bin" në palestrën e arteve marciale. Çdo javë, këtu zhvillohen tre klasa të praktikës së arteve marciale dhe një klasë mbi kulturën tradicionalen kineze. 

Duke mësuar artet marciale kineze, brazilianët jo vetëm që përmirësojnë aftësinë e tyre fizike, por gjithashtu njohin përmbajtjet shpirtërore të përfshira në artet marciale kineze, si respektimi i të tjerëve, vetëdisiplina dhe vetëpërmirësimi. (Xu Guang)