Kina do të lejojë në zona të caktuara spitale në pronësi të plotë të huaj
2024-09-25 11:29:57

CFP

CFP

Kina planifikon të lejojë ngritjen e spitaleve në pronësi të plotë të huaj, në qytete dhe rajone të caktuara në të gjithë vendin, sipas një dokumenti zyrtar të publikuar të dielën.

Këto spitale do të lejohet të hapen në Pekin, Tianjin, Shangai, Nanking, Suzhou, Fuzhou, Guangzhou, Shenzhen dhe në të gjithë ishullin Hainan, sipas një deklarate të publikuar bashkarisht nga Ministria e Tregtisë, Komisioni Kombëtar i Shëndetit dhe Administrata Kombëtare e Produkteve Mjekësore, për zgjerimin e mëtejshëm të programeve pilot për hapjen në fushën mjekësore.

Arsyet e hartimit të politikës

Rritja e kërkesave të tregut: Me zhvillimin e shpejtë të ekonomisë kineze dhe rritjen e nivelit të jetës së banorëve, kërkesa e njerëzve për shërbime mjekësore të nivelit të lartë po rritet dita ditës. Spitalet në pronësi të huaj mund të plotësojnë kërkesat e tregut.

CFP

CFP

Nevoja e zhvillimit industrial: Industria mjekësore është një pjesë e rëndësishme e ekonomisë kombëtare. Futja e spitaleve në pronësi të huaj, jo vetëm mund të përmirësojë nivelin e shërbimeve mjekësore, por edhe mund të nxisë zhvillimin e zinxhirëve industrialë përkatës, si edhe të promovojë procesin e ndërkombëtarizimit të sektorëve mjekësorë.

Përfitimet e politikës

Përmirësimi i cilësisë së shërbimeve mjekësore: Ngritja e spitaleve me investime të jashtme, mund të ofrojë shërbime më të mira mjekësore, të lehtësojë procesin e trajtimit mjekësor, të pakësojë ekzaminimet e panevojshme dhe të përmirësojë kënaqësinë e pacientit.

Rritja e konkurrencës ndërkombëtare: Ngritja e spitaleve në pronësi të plotë të huaj, do ta bëjë më të larmishëm tregun mjekësor të Kinës, do të rrisë konkurrencën ndërkombëtare, do të tërheqë më shumë pacientë ndërkombëtarë të vijnë në Kinë për trajtime mjekësore dhe do të nxisë zhvillimin e sektorëve përkatës, duke përgatitur më shumë talente mjekësore me cilësi të lartë.

CFP

CFP

Promovimi i qarkullimit dhe trajnimit të talenteve mjekësore: Ngritja e spitaleve me investime të huaja do të rrisë kërkesën për profesionistë mjekësorë, do të promovojë qarkullimin e talenteve mjekësore brenda dhe jashtë vendit, do të stimulojë përmirësimin e sistemeve të edukimit dhe trajnimit mjekësor vendas, duke kultivuar më shumë talente cilësore mjekësore.