Kina do të dërgojë 44 ekipe kombëtare mjekësore për të ndihmuar zonat e pazhvilluara në vitin 2024
2024-09-13 16:14:16

CFP

Mjekët ofrojnë shërbimet mjekësore në Xinjiang/CFP

Kina do të dërgojë 44 ekipe kombëtare mjekësore për të ofruar çdo vit shërbime në rajonet e saj qendrore dhe perëndimore, duke filluar nga ky vit, një shifër më shumë se dyfishuar nga viti i kaluar, njoftoi Komisioni Kombëtar i Shëndetit, shkruan “Xinhua”.

Ekipet, secila e përbërë nga të paktën pesë anëtarë, do të punojnë në 17 rajone të nivelit provincial, duke përfshirë Xinjiang dhe Xizang, për jo më pak se tre javë.

Sipas komisionit, përparësi do t'u jepet zonave të largëta, të pafavorizuara më parë, zonave me popullsi të konsiderueshme të pakicave etnike, ose zonave me kapacitet më të dobët mjekësor.

Shërbimet e tyre do të përfshijnë diagnostikimin dhe trajtimin e sëmundjeve, edukimin shëndetësor, trajnimin e personelit mjekësor, udhëzimet për teknikat klinike dhe krijimin e rrjeteve të telemjekësisë.

Kjo nismë synon që sigurimi i shërbimeve mjekësore cilësore të bëhet më i aksesueshëm për njerëzit në këto rajone, sipas komisionit.

Në vitin 2011, Kina dërgoi grupin e parë me 19 ekipe kombëtare mjekësore për të ndihmuar zonat e pazhvilluara në 18 rajone të nivelit provincial. Deri në fund të vitit 2023, gjithsej 199 ekipe me mbi 1300 personel mjekësor kishin marrë pjesë në program. (Irma)