Britania (Foto Oranews)
Më shumë se gjysma (53%) e britanikëve të anketuar në sondazhin e kryer nga “Censuswide” thonë se ndihen më të varfër tani sesa pesë vjet më parë, shkruan “ATSH”.
Gjashtë në 10 (59%) të pyetur deklaruan se do të prisnin që qeveria e re t’i jepte përparësi vendosjes së masave, për të përmirësuar mirëqenien e tyre financiare personale.
Dy të tretat (67%) e familjeve besojnë se duhet të shqyrtohen mënyra për ta bërë drejtimin më të përballueshëm.
Sondazhi u krye në mars 2024 me pjesëmarrjen e 6000 njerëzve në të gjithë Britaninë e Madhe.
Pavarësisht uljeve të fundit të çmimeve të energjisë, 6 në 10 (61%) njerëz të anketuar nuk ndiheshin të sigurt se faturat e energjisë do të ishin më të ulëta gjatë vitit të ardhshëm.
Më shumë se gjysma (54%) e njerëzve të anketuar besojnë se reduktimet në kostot e hipotekës duhet të jenë prioritet. (Fatosi)