Foto nga VCG
Një tren me 28 autobusë me energji të re të prodhuar në Kinë u nis të hënën nga Porti Ndërkombëtar i Logjistikës Tokësore-Detare në Guiyang të provincës kineze Guizhou për në Vientiane të Laosit. Kjo shënon eksportin e parë të drejtpërdrejtë nga Guizhou në Laos të autobusëve me energji të re të prodhuar në këtë provincë nëpërmjet hekurudhës Kinë-Laos.
Ky kanal i ri logjistik nëpërmjet hekurudhës Kino-Laos ofron një rrugë efikase për eksportet e automjeteve të Guizhou-t në Laos, duke lehtësuar tregtinë dhe bashkëpunimin e mëtejshëm, thekson Zhang Yongjun, menaxheri i përgjithshëm i Kompanisë së Portit Tokësor Ndërkombëtar të Guiyang-ut. Autobusët pritet të arrijnë në Vientiane brenda shtatë ditësh.
Gjithsej 55 autobusë me energji të re do të dërgohen në Laos në dy kontingjente. Tren i dytë, me 27 autobusë të tjerë, planifikohet të niset të martën.
Këta autobusë të prodhuar në Guizhou, me teknologji elektrike të përparuar dhe sisteme të kontrollit inteligjent, kanë lëshim zero, bëjnë pak zhurmë dhe mund të vihen në funksionim lehtësisht. Në Vientiane, ata do të bëhen pjesë e sistemit të parë inteligjent dhe modern të tranzitit të shpejtë të qytetit.