Anija e parë shumëfunksionale e hulumtimit shkencor të thellësive detare dhe e kërkimeve arkeologjike të relikteve kulturore e Kinës përfundoi me sukses një udhëtim provë dhe u kthye në një port në Guangzhou, kryeqendër e provincës Guangdong të Kinës Jugore, të shtunën.
Gjatë udhëtimit tetëditor, anija, e quajtur "Tansuo-3" (Eksplorimi-3), kaloi 30 kategori të mëdha testesh, duke përfshirë matjen e shpejtësisë, manovrueshmërinë, vlerësimin e zhurmës së rrezatimit nënujor, dhe shkallën e informatizimit dhe të inteligjencës. Të gjitha rezultatet e provës përmbushën standardet e vendosura dhe disa tregues i kaluan objektivat origjinalë të projektimit.
"Tansuo-3", 104 metra e gjatë e me një vëllim zhvendosjeje të ujit gjatë lundrimit rreth 10 000 tonë, u projektua, u zhvillua dhe u ndërtua nga Kina në mënyrë të pavarur. Ajo është anija e parë e kërkimit të gjithanshëm shkencor të vendit e aftë për eksplorimin global të thellësive detare, duke përfshirë rajonet polare, dhe mund të mbështesë zhytjen në thellësi me njerëz në zonat e akullta.
Anija mund të mbajë deri në 80 veta, duke udhëtuar me shpejtësi maksimale 16 nyja (rreth 30 kilometra në orë) për një interval prej 15 000 miljesh detare (rreth 27 780 kilometra) me aftësi të thyerjes së akullit në të dy drejtimet.
Kjo anija e fjalës së fundit të teknologjisë nuk është e pajisur vetëm për kërkime shkencore në thellësitë detare dhe projekte arkeologjike, por do të ndihmojë gjithashtu eksplorimet verore në zonat detare polare, çka pritet të përmirësojë kapacitetet dhe operacionet arkeologjike në thellësitë detare me ekuipazh të Kinës.
"Tansuo-3" parashikohet të dorëzohet në fillim të vitit të ardhshëm.