Kina do të lëshojë anijen kozmike "Shenzhou-19" për në stacionin hapësinor
2024-10-29 11:00:39


Foto nga VCG

Agjencia e Fluturimeve Hapësinore me Astronautë e Kinës deklaroi të martën në një konferencë për shtypin që anija kozmike me ekuipazh "Shenzhou-19" do të lëshohet të mërkurën, në orën 4:27 të mëngjesit, nga Qendra e Lëshimit të Satelitëve e Jiuquan-it në Kinën Veriperëndimore.

Taikonautët, siç quhen ndryshe astronautët kinezë, Cai Xuzhe, Song Lingdong dhe Wang Haoze do të zbatojnë misionin e "Shenzhou-19" në stacionin hapësinor të Kinës. 

Foto nga VCG

Komandant i ekuipazhit është Cai Xuzhe, i cili ka qenë edhe anëtar i ekuipazhit të misionit "Shenzhou-14", kurse Song dhe Wang i përkasin kontingjentit të 3-të të taikonautëve dhe ky do të jetë misioni i parë i tyre.

Foto nga VCG

Sipas agjencisë, ekuipazhi i "Shenzhou-18" do të kthehet në Tokë më 4 nëntor në vendin e uljes Dongfeng në Rajonin Autonom të Mongolisë së Brendshme të Kinës, pas dorëzimit të detyrës ekuipazhit të "Shenzhou-19" në orbitë. (Jiang Lei)