Wang Yi uron liderët e rinj të FLACSO-s
2024-07-15 19:02:19

Kryediplomati kinez Wang Yi u dërgoi ditët e fundit mesazhe urimi Rebecca Lemos dhe Francisco Valdés-Ugalde për zgjedhjen e tyre përkatësisht si sekretare e përgjithshme dhe si presidenti i Këshillit të Lartë të Fakultetit Latinoamerikan për Shkencat Shoqërore (FLACSO).

Foto nga uebsajti i FLACSO-s

Në mesazhet e tij, Wang Yi tha se se FLACSO është një nga institucionet më të rëndësishme të mësimdhënies dhe studimit të shkencave shoqërore në Amerikën Latine e Karaibe dhe pala kineze i kushton shumë rëndësi bashkëpunimit me këtë fakultet. Në qershorin e vitit 2022, Kina u bë një vend vëzhgues i FLACSO-s, gjë që shënoi një kapitull të ri në shkëmbimet dypalëshe. Vitet e fundit, të dyja palët kanë zhvilluar një sërë bashkëpunimesh miqësore, duke rritur mirëkuptimin e ndërsjellë midis Kinës e Amerikës Latine dhe duke promovuar lidhjet njerëzore. Kina është e gatshme të vazhdojë të punojë së bashku me FLACSO-n për të zbatuar në mënyrë aktive marrëveshjen pesëvjeçare të bashkëpunimit, për të forcuar më tej dialogun e shkëmbimet e për të ruajtur momentin e mirë të bashkëpunimit, duke dhënë kontribut për të arritur një zhvillim të qëndrueshëm në Kinë e Amerikën Latine, duke sjellë përfitime për popujt e të dy palëve dhe duke nxitur ndërtimin e një bashkësie me fate të përbashkëta ndërmjet Kinës e Amerikës Latine. (Zhang Yan/Artan)