Asnjë vend, organizatë apo individ nuk duhet të imagjinojë se ata mund të shkelin apo të kalojnë vijën e kuqe të Kinës për çështjen e Tajvanit pa paguar një çmim, tha të hënën një zëdhënës i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës.
Foto nga ministria e Jashtme e Kinës
Në përgjigje të një pyetjeje në lidhje me vendimin e Kinës për të marrë masa kundër kontraktorëve dhe drejtues të lartë amerikanë të përfshirë në shitjen e armëve në rajonin e Tajvanit të Kinës, zëdhënësi Lin Jian tha në një konferencë shtypi se shitje të tilla shkelin seriozisht parimin e “një Kine” dhe Tre Komunikata të Përbashkëta Kinë-ShBA, veçanërisht Komunikatën e 17 gushtit të vitit 1982, duke minuar sovranitetin dhe tërësi territoriale të Kinës.
Kina ka zbatuar kundërmasa ligjore kundër kontraktorëve kryesorë dhe drejtuesve të lartë të përfshirë në shitjet e fundit të armëve amerikane në Tajvan. Këto masa synojnë gjithashtu ndërmarrjet ushtarako-industriale që kanë marrë pjesë në shitjet e armëve dhe kanë marrë pjesë në "Konferencën e Industrisë së Mbrojtjes ShBA-Tajvan" në vitet e fundit, sipas zëdhënësit.
Lin theksoi se çështja e Tajvanit është në qendër të interesave thelbësore të Kinës dhe është vija e kuqe më e rëndësishme që nuk mund të kalohet në marrëdhëniet Kinë-ShBA.
"Askush nuk duhet të nënvlerësojë vendosmërinë, vullnetin dhe aftësinë e fortë të qeverisë dhe popullit kinez në mbrojtjen e sovranitetit kombëtar dhe tërësisë territoriale, ose të imagjinojë se ata mund të shkelin apo bile të kalojnë kufirin për çështjen e Tajvanit pa paguar një çmim," shtoi zëdhënësi i diplomacisë kineze.