Ministria kineze e Tregtisë deklaroi të hënën se i ka kërkuar OBT-së të krijojë një panel ekspertësh në lidhje me një mosmarrëveshje mbi subvencionet e automjeteve me energji të re sipas Projektligjit për Uljen e Inflacionit (IRA) të ShBA-së.
Foto:VCG
IRA, që është firmosur në mes të gushtit të vitit 2022, synon të bëhen një rekord shpenzimesh prej 369 miliardë dollarësh për klimën dhe energjinë. Paketa e shpenzimeve përfshin uljen e taksave për makinat elektrike të prodhuara në Amerikën e Veriut dhe financimin e zinxhirëve të furnizimit të baterive në ShBA.
Në marsin e sivjetshëm, Kina kërkoi konsultime me ShBA-në në kuadër të mekanizmit të zgjidhjes së marrëveshjeve të OBT-së në lidhje me disa ulje taksash sipas IRA-s, për të nxitur prodhimin e automjeteve elektrike dhe projektet e energjisë së rinovueshme, por ShBA-ja nuk arriti gjetjen e një zgjidhjeje. Kështu që të hënën Kina i paraqiti kërkesën OBT-së për krijimin e panelit të ekspertëve.(Zhang Yan/Artan)