Eksplorohet kultura e pasur e dasmave tradicionale kineze në fshatin Suzhuang të Shanxi
2024-07-15 12:25:14
Foto nga VCG
Fshati Suzhuang në qytetin Gaoping, në provincën Shanxi të Kinës veriore, ka një trashëgimi të thellë historike dhe kulturore, shkruan CGTN. Ai krenohet me 24 oborre të ruajtura mirë të dinastisë Ming (1368-1644) dhe dinastisë Qing (1644-1911). Fshati njihet dhe si një muze i gjallë i rezidencave të lashta të tregtarëve Shanxi.
Duke restauruar oborret, shtëpitë dhe rrugët me vlerë, fshati ka ringjallur pamjen e tij të lashtë dhe ka bashkuar ceremonitë e dasmave me kulturën arkitekturore të fshatit antik, duke shfaqur plotësisht zakonet vendase të dasmës.
Fshati Suzhuang tani ofron një përvojë unike të dasmës tradicionale kineze si për vizitorët ashtu edhe për çiftet e sapomartuara.(Fatosi)
Lajmet Kryesore