Foto nga CFP
Sesioni i tretë plenar i Komitetit Qendror të 20-të të Partisë Komuniste të Kinës, i planifikuar të mbahet në Pekin nga 15 deri më 18 korrik, do të fokusohet në çështjet që lidhen me thellimin e mëtejshëm të reformës dhe avancimin e modernizimit kinez, njofton CGTN.
Sot, ndërsa bota lundron në rrugën e saj përmes tensioneve gjeopolitike në rritje dhe rritjes ekonomike, Kina ka ruajtur fuqinë e saj ekonomike dhe ndikimin ndërkombëtar për të përballuar goditjet e mundshme të jashtme.
Sipas të dhënave nga Ministria e Tregtisë, investimet e huaja direkte (IHD) në territorin kinez, në përdorim aktual, arritën në 412.5 miliardë juanë (rreth 57.94 miliardë dollarë) në pesë muajt e parë të vitit 2024.
Shuma ishte 28.2 për qind më e ulët se ajo e së njëjtës periudhë të vitit të kaluar, tha ministria në faqen e saj të internetit.
Pavarësisht rënies së IHD-ve gjatë periudhës, vendi vazhdoi të shihte rritje dyshifrore nga viti në vit në numrin e firmave të sapokrijuara me investime të huaja gjatë periudhës.(Fatosi)