Foto nga VCG
Një ngjarje akademike ndërkombëtare mbi shkencën bazë u hap në Pekin të dielën, duke bashkuar disa nga matematikanët, fizikanët dhe shkencëtarët kompjuterikë kryesorë në botë, njofton CGTN.
Me temën "Përparimi i shkencës për njerëzimin", Kongresi Ndërkombëtar i Shkencave Bazë (ICBS) 2024 filloi në Universitetin Tsinghua.
Deri më 26 korrik, mbi 800 ekspertë nga e gjithë bota do të diskutojnë çështje të matematikës, fizikës teorike dhe shkencave teorike të kompjuterit dhe informacionit, me synimin për të ndarë arritjet më të fundit dhe vizionet e drejtimeve të kërkimit të ardhshëm.
Foto nga CGTN
Fituesit e çmimeve shkencore me famë ndërkombëtare, më shumë se 70 akademikë nga vende të ndryshme dhe më shumë se 10 presidentë të universiteteve vendase ishin të ftuar të merrnin pjesë.
Veprimtaria prezantoi gjithashtu çmimin e jetës dhe çmimin e shkencës kufitare për të vlerësuar shkencëtarët që kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në fushën e shkencës bazë. Gjashtë marrës të Çmimit të Jetës së Shkencës Bazë 2024 do të japin gjashtë leksione mbi tema që lidhen me fushat e tyre specifike.(Fatosi)