Gaza sulmet izraelite (Foto ATSH)
Të paktën 61 palestinezë të tjerë janë vrarë në sulmet izraelite në Rripin e Gazës, duke e rritur numrin e përgjithshëm të vdekjeve në të paktën 38.443 që nga 7 tetori, shkruan ATSH. Ministria e Shëndetësisë në Gaza njoftoi se si pasojë e sulmeve izraelite gjithashtu janë plagosur mbi 88.480 palestinezë të tjerë.
“Forcat izraelite vranë 61 persona dhe plagosën 129 të tjerë në katër masakra kundër familjeve në 24 orët e fundit. Shumë njerëz ende janë të bllokuar nën rrënoja dhe në rrugë pasi shpëtimtarët nuk janë në gjendje t’i arrijnë ata”, theksoi ministria palestineze.
Në njoftimin e ministrisë po ashtu theksohet se “numri i vdekjeve të masakrës së tmerrshme të okupimit në zonën Al-Mawasi në Khan Younis është mbi 71 dhe 289 të tjerë janë plagosur”. (Fatosi)