Liderët botërorë dënojnë sulmin ndaj Trump (Foto Tv Klan)
Liderët botërorë kanë reaguar duke dënuar ashpër atentatin ndaj ish-Presidentit Donald Trump njofton panorama.al.
Kryeministri britanik Keir Starmer tha se ai është “i tmerruar” nga “skenat tronditëse” dhe dhuna politike “nuk ka vend në shoqëritë tona”.
Presidenti Joe Biden tha se kombi “duhet të bashkohet për të dënuar” incidentin.
Barrack Obama, i cili ishte president para Trumpit deri në vitin 2016, tha: “Nuk ka absolutisht vend për dhunë politike në demokracinë tonë" tha ai.
Ish-kryeministri britanik Boris Johnson tha se “është një mrekulli që Donald Trump i shpëtoi një tentative vrasjeje”.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha se një dhunë e tillë “nuk ka justifikim dhe nuk ka vend askund në botë”.
Kryeministri i Japonisë Fumino Kishida tha se bota duhet të “qëndrojë e palëkundur” kundër çdo forme dhune që “sfidon demokracinë”.
Kancelari gjerman Olaf Scholz shkroi në X se sulmi ishte “i neveritshëm”.
Ndërsa kryeministrja italiane Giorgia Meloni përcolli “solidaritet dhe urimet e saj më të mira” për një shërim të shpejtë të Trump.
Justin Trudeau, kryeministri i Kanadasë, tha se dhuna politike nuk është “kurrë e pranueshme”.
Kryeministri i Indisë Narendra Modi tha se është “thellësisht i shqetësuar” nga sulmi ndaj “mikut” të tij Trump.
Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell e përshkroi incidentin si “të papranueshëm”. Ndërsa presidenti francez Emmanuel Macron tha se ishte “një tragjedi për demokracitë tona”.(Fatosi)