foto nga VCG
Sektori i aviacionit në Kinë regjistroi afro 350 milionë udhëtime pasagjerësh në gjysmën e parë të vitit, që përfaqëson një rritje prej 23.5 për qind në baza vjetore, treguan të dhënat e fundit nga Administrata e Aviacionit Civil të Kinës (CAAC), citon “Xinhua”.
Linjat e brendshme regjistruan 320 milionë udhëtime pasagjerësh, me një rritje prej 16.4 për qind në baza vjetore. Ndërsa ato ndërkombëtare regjistruan mbi 29.67 milionë udhëtime, me një rritje vjetore prej 254.4 për qind, sipas të dhënave.
Vëllimi i transportit të mallrave në tregun e aviacionit civil tejkaloi 4.17 milionë tonë në të njëjtën periudhë, me rritje vjetore prej 27.4 për qind.
Transporti i mallrave në linjat e brendshme dhe ato ndërkombëtare u rritën përkatësisht me 23.2 për qind dhe 34.3 për qind në baza vjetore, treguan të dhënat.
foto nga VCG
Në fillim të këtij muaji, Autoriteti i Emigracionit në Kinës njoftoi një rritje të udhëtimeve të kryera nga udhëtarët e huaj në gjysmën e parë të vitit, pas masave të prezantuara që nga janari.
Masat, të krijuara për të lehtësuar hyrjen e shtetasve të huaj në Kinë për biznes, arsim dhe turizëm, përfshijnë politika të zgjeruara pa viza, kërkesa të relaksuara për aplikim për viza dhe procedura të thjeshtuara.
foto nga VCG
Xu Qing, nënkryetari i Departamentit të Transportit të CAAC, parashikoi se transporti i brendshëm i pasagjerëve do të vazhdojë të rritet në gjysmën e dytë të vitit dhe transporti ndërkombëtar i pasagjerëve do të rimëkëmbet më tej.
“Ne presim që treguesit kryesorë të tregut të transportit të aviacionit civil të arrijnë nivele të reja të larta këtë vit”,- tha Xu në një konferencë për shtyp. (Irma)