foto nga VCG
Liqeni Taihu i Kinës përgatitet për përmbytjen e dytë këtë vit, me nivelin e ujit që u rrit në 3.9 metra pasditen e të shtunës, 0.1 metra mbi nivelin e paralajmërimit, sipas Ministrisë së Burimeve Ujore, citon “Xinhua”.
Në pellgun e liqenit Taihu pritet të vazhdojnë reshjet e shiut edhe në ditët në vijim dhe niveli i ujit do të vazhdojë të rritet.
foto nga VCG
Kina ka hyrë në sezonin kryesor të përmbytjeve dhe javët e fundit, zonat e saj jugore janë goditur nga reshjet e vazhdueshme të dendura.
foto nga VCG
Ministri i Burimeve Ujore, Li Guoying, bëri thirrje për rritjen e përpjekjeve për të rrjedhur ujin nga liqeni Taihu, si dhe për të forcuar inspektimin dhe mbrojtjen e argjinaturave në seksionet e lumenjve me nivele mbi normalen. (Irma)