Presidenti Zelensky: Marrëveshja për përkrahjen e Ukrainës, arritje e rëndësishme
2024-07-14 11:02:22

foto nga VCG

foto nga VCG

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e cilësoi marrëveshjen e re për përkrahjen afatgjatë të Ukrainës, që u finalizua në samitin e NATO-s në Uashington këtë javë, si një arritje të rëndësishme për vendin.

Ai vlerësoi lidershipin amerikan për veprimet vendimtare për të garantuar siguri për Ukrainën, shkruan “Panorama”.

Përmes marrëveshjes, SHBA-ja, BE-ja dhe mbi 20 vende të tjera u zotuan se do të ndihmojnë për të mbrojtur Ukrainën. 

foto nga VCG

foto nga VCG

Marrëveshja u prezantua nga presidenti amerikan, Joe Biden, në një konferencë për mediet, përkrah liderëve të tjerë të NATO-s dhe presidentit ukrainas, në përfundim të samitit.

“Kjo marrëveshje i çon marrëdhëniet tona në një nivel të ri. Kjo është një arritje e madhe për Ukrainën dhe për të gjithë ne. Falënderoj presidentin Biden për lidershipin e tij dhe përpjekjet për t’u siguruar që bashkëpunimi ynë për sigurinë të jetë plot veprime vendimtare”,- theksoi Zelensky.

foto nga VCG

foto nga VCG

Sipas tij, marrëveshja e ndihmon Ukrainën të marrë sisteme tejet të rëndësishme të mbrojtjes ajrore, për ta ndihmuar në konfliktin me Rusinë.

Njëzet e katër liderë të NATO-s dhe Ukraina miratuan marrëveshjen në kuadër të përforcimit të mbrojtjes së Ukrainës dhe përkushtimeve të tjera. (Irma)