foto nga Xinhua
Bashkia e Shangait ka lëshuar vizën e parë elektronike të Kinës, një lëvizje domethënëse për vendin në promovimin e përdorimit të vizave elektronike, shkruan “China Daily”.
Një qytetar nga Singapori mbërriti në Aeroportin Ndërkombëtar Pudong të Shangait me një vizë elektronike të lëshuar nga Zyra Administrative e Çështjeve Qeveritare të Zyrës së Sigurisë Publike të Shangait.
Pasi u inspektua dhe u konfirmua nga autoritetet e inspektimit kufitar, ai kaloi kufirin, duke u bërë i huaji i parë që hyn në vend me vizë elektronike.
foto nga Xinhua
Viza elektronike, e njohur edhe si “e-viza”, është dixhitalizimi i vizës tradicionale në letër. Informacioni i vizës ruhet në mënyrë dixhitale dhe i lëshohet aplikantit në formën e një dokumenti elektronik dhe nuk ka nevojë të vuloset viza në pasaportë. Aplikanti mund të hyjë në kufi dhe të qëndrojë me pasaportën dhe vizën elektronike.
Për të optimizuar sistemin e vizave të vendit, për të përmirësuar efikasitetin dhe shërbimin, Administrata Kombëtare e Emigracionit vendosi të pilotojë lëshimin e e-vizave në Zonën Speciale Lin-gang të Zonës Pilot të Tregtisë së Lirë të Kinës në Shangai (Shanghai FTZ).
foto nga Xinhua
Zyra e Sigurisë Publike e Shangait tani lëshon viza elektronike për vizitorët, për bizneset, për punë dhe çështje personale.
Një vizë elektronike është e vlefshme për një hyrje të vetme, me një vlefshmëri hyrje prej 15 ditësh dhe një periudhë qëndrimi jo më shumë se 30 ditë.
Një mbajtës i vizës elektronike mund të hyjë në Kinë nëpërmjet cilësdo prej pikave të hapura kufitare të Shangait dhe mund të dalë nëpërmjet çdo pike tjetër në vend. (Irma)