foto nga VCG
Presidenti turk, Recep Tajip Erdogan, deklaroi se nuk do të miratojë asnjë bashkëpunim të ardhshëm midis aleancës ushtarake të NATO-s dhe Izraelit, ndërsa lufta në Gaza vazhdon.
“Turqia, një anëtare e NATO-s që nga viti 1952, nuk do ta pranojë këtë lloj bashkëpunimi derisa të vendoset një paqe gjithëpërfshirëse dhe e qëndrueshme në territoret palestineze”,- shkroi Erdogan në “X” pas samitit të NATO-s në Uashington, shkruan “ATSH”.
foto nga VCG
Sipas tij, është e pamundur që qeveria izraelite, e cila shkel vlerat themelore të aleancës, të vazhdojë partneritetin me NATO-n.
Izraeli nuk është anëtar i aleancës së mbrojtjes, por punon ngushtë me NATO-n si partner. NATO dhe Izraeli kanë punuar së bashku për gati 30 vjet në fusha të tilla si shkenca, teknologjia, kundërterrorizmi, mbrojtja civile, luftimi i armëve të shkatërrimit në masë dhe çështje të tjera.
foto nga VCG
Ushtarët izraelitë gjithashtu marrin pjesë rregullisht në stërvitjet ushtarake të NATO-s.
Që nga fillimi i luftës në Gaza në tetor, marrëdhëniet midis Izraelit dhe Turqisë janë përkeqësuar së tepërmi. (Irma)