foto nga VCG
Ekspozita Verore e Udhëtimit u hap në Sallën e Ekspozitave të Qendrës Botërore të Tregtisë Taipei.
Gjithsej 155 përfaqësues të Kinës kontinentale nga departamentet dhe ndërmarrjet lokale të kulturës dhe turizmit po marrin pjesë në këtë event, duke formuar grupin më të madh të shkëmbimit në Tajvan nga pjesa kontinentale që nga pandemia Covid-19, shkruan “Xinhua”.
foto nga VCG
Ata kanë ngritur 75 stendat e ekspozitës për të promovuar burimet e ndryshme turistike të 12 provincave, duke përfshirë Anhui, Heilongjiang, Jiangsu dhe Zhejiang.
Numri i vizitave të bashkatdhetarëve të Tajvanit në pjesën kontinentale në vitin 2023 u rrit me 7.4 herë në baza vjetore, tha He Jie, zyrtare e Shoqatës për Shkëmbimin e Turizmit mes dy anëve të ngushticës së Tajvanit.
foto nga VCG
Ajo shprehu besimin se më shumë banorë të Tajvanit do të vizitojnë pjesën kontinentale për të përjetuar sharmin e saj të pafund.
Ngjarja organizohet bashkërisht nga Shoqata për Shkëmbimin e Turizmit në Ngushticën e Tajvanit dhe Shoqata e Shkëmbimit të Turizmit të Tajvanit dhe do të përfundojë më 15 korrik. (Irma)