foto nga VCG
Të shtënat me armë në një tubim të ish-presidentit amerikan Donald Trump në Butler të Pensilvanisë të shtunën në mbrëmje shkaktuan panik në turmë, ndërsa kandidati republikan për president mbeti i gjakosur.
Ndërsa të shtënat shpërthyen, Trump kapi veshin e djathtë me dorën e djathtë, të cilën pastaj e uli për ta parë, përpara se të binte në gjunjë pas podiumit, ndërsa agjentët e shërbimit sekret e rrethuan dhe e mbuluan.
Shërbimi sekret tha në një deklaratë se Trump është "i sigurt".
Një pjesëmarrës në miting vdiq dhe dy të tjerë janë në gjendje kritike, tha shërbimi sekret.
foto nga VCG
"Unë u qëllova me një plumb që më shpoi pjesën e sipërme të veshit të djathtë. Pata shumë gjakrrjedhje, dhe atëherë e kuptova se çfarë po ndodhte. Zoti e bekoftë Amerikën!" postoi Trump në rrjetet sociale më vonë në mbrëmje.
Shtëpia e Bardhë tha se presidenti Joe Biden u informua në Delaware për të shtënat.
Duke folur rreth dy orë pas ngjarjes, Biden tha: "Nuk ka vend në Amerikë për këtë lloj dhune".
foto nga VCG
Sipas njoftimit të CNN-it, tre burime të forcave të zbatimit të ligjit thanë se vrasësi qëlloi nga jashtë vendit ku po zhvillohej tubimi i Trump-it, dy nga të cilat thanë se ai ndodhej në një çati. (Fang Xiaoyu/Artan)