foto nga VCG
Komisioni Europian njoftoi se platforma e medias sociale “X” është në kundërshtim me ligjet digjitale të BE-së, për shkak të mashtrimit të përdoruesve dhe dështimeve të transparencës.
Në një deklaratë të KE-së bëhet e ditur se sistemi i verifikimit të “X” për përdoruesit, i njohur si sistemi blu i kontrollit, ishte i hapur për abuzim nga aktorë të motivuar keqdashës pasi çdokush mund të blejë statusin, shkruan “ATSH”.
foto nga VCG
“Më parë, sistemi i pikës blu përdorej për të nënkuptuar burime të besueshme informacioni. Tani me “X”, pikëpamja jonë paraprake është se ata mashtrojnë përdoruesit. “X” tani ka të drejtën e mbrojtjes, por, nëse konfirmohet pikëpamja jonë, ne do të vendosim gjoba dhe do të kërkojmë ndryshime të rëndësishme te platforma”,- deklaroi eurokomisioneri për Tregun e Brendshëm, Thierry Breton.
foto nga VCG
Sipas një grupi ligjesh të BE-së, të quajtur Akti i Shërbimeve Digjitale (DSA), platformat e medieve sociale me më shumë se 45 milionë përdorues aktivë, si “X”, i nënshtrohen rregullave të gjera të moderimit të përmbajtjes. (Irma)