foto nga VCG
Më shumë se 100.000 tonë fruta janë transportuar deri më tani këtë vit në hekurudhën Kinë-Laos, një rritje prej rreth 120 për qind në baza vjetore, njoftuan autoritetet lokale hekurudhore, citon “CGTN”.
Më 11 korrik, ditën e fundit kur u përpilua ky raund të dhënash, 108 tonë durian nga Tajlanda, i transportuar nëpërmjet hekurudhës Kinë-Laos, u shkarkua në portin logjistik ndërkombëtar Kunming Hongyun, duke tejkaluar shifrën prej 100.000 tonësh.
foto nga VCG
U deshën vetëm 29 orë që dorëzimi i frutave të arrinte në zonën e shkarkimit në Kunming, kryeqendra e provincës Yunnan të Kinës jugperëndimore, nga Stacioni Jugor i Vientiane, sipas “China Railway Kunming Bureau Group Co., Ltd”.
Falë masave të thjeshta të zhdoganimit, frutat, perimet dhe lulet tropikale nga Azia Jugore dhe Azia Juglindore transportohen vazhdimisht në Kinë nëpërmjet kësaj hekurudhe.
Koha e zhdoganimit ndërkufitar të hekurudhës është reduktuar në jo më shumë se pesë orë, sipas kompanisë.
foto nga VCG
Hekurudha Kinë-Laos, një projekt historik në kuadër të nismës “Një brez, një rrugë” (BRI), filloi funksionimin në dhjetor 2021. Hekurudha prej 1035 kilometrash lidh Kunming në Kinë me Vientiane në Laos. (Irma)