foto nga VCG
Parlamenti i Finlandës miratoi një ligj që u jep pushtet Rojave Kufitare të kthejnë mbrapsht emigrantët e vendeve të treta në kufirin e saj me Rusinë.
Qeveria e krahut të djathtë e kryeministrit Petteri Orpo bëri të ditur se ligji ishte vendimtar për të parandaluar mbërritjen e emigrantëve në të ardhmen, pavarësisht se ai është në kundërshtim me përkushtimet ndërkombëtare të Finlandës për të drejtat e njeriut, shkruan “Panorama”.
foto nga VCG
“Ky është mesazh i fuqishëm për Rusinë, mesazh i fuqishëm për aleatët tanë, se Finlanda kujdeset për sigurinë e vet, se ne kujdesemi për sigurinë e kufirit të BE-së”,- tha kryeministri Orpo në një konferencë shtypi pas votimit.
Asnjë azilkërkues nuk ka mbërritur në Finlanda prej marsit.
foto nga VCG
Finlanda i mbylli kufijtë tokësorë me Rusinë në fund të vitit të kaluar.
Veprimi i Finlandës është i ngjashëm me hapat që në vitet e fundit kanë ndërmarrë vende të tjera eiropiane, përfshirë Poloninë dhe Lituaninë, për ta bërë më të vështirë për emigrantët të kalojnë kufirin nga Rusia apo Bjellorusia. (Irma)