foto nga VCG
Presidenti amerikan, Joe Biden, mbrojti me vendosmëri vendimin e tij për të vazhduar garën për president, pavarësisht shqetësimeve rreth gjendjes së tij, gjatë një seance pyetjesh me gazetarët, shkruan “Panorama”.
Në konferencën për shtyp, presidenti Biden pranoi që gara presidenciale ka paraqitur sfida për të pas paraqitjes së tij të dobët në debatin e muajit të kaluar me rivalin e tij republikan Donald Trump.
Ai e ka vlerësuar paraqitjen në debat si një gabim trashanik, por përsëriti besimin e tij se do të fitojë ndaj ish-presidentit Donald Trump në zgjedhjet e nëntorit.
“Mendoj se jam personi më i kualifikuar për të kandiduar për president. E kam mundur atë një herë dhe do ta mund sërish”,- tha shefi i Shtëpisë së Bardhë. (Irma)