foto nga VCG
Qeveria britanike njoftoi se ka vendosur të lirojë të burgosurit që kanë kryer 40% të dënimit të tyre, për të ndihmuar në zbutjen e mbipopullimit të burgjeve, shkruan “Panorama”.
Më shumë se 10.000 të burgosur u liruan midis tetorit të vitit të kaluar dhe qershorit të këtij viti.
foto nga VCG
Të burgosurit në Angli dhe Uells, përveç shkelësve me vepra të rënda, zakonisht lirohen pasi kanë kryer 50% të dënimit. Nga shtatori, kjo masë do të ulet në 40%.
Kryetari i Shoqatës së Oficerëve të Burgjeve, Mark Fairhurst, tha se kjo mund të nënkuptojë se rreth 5500 të burgosur do të lirohen sipas skemës në muajt e parë.
foto nga VCG
Reduktimi i kohës së vuajtur nuk do të zbatohet për ata që kanë kryer vepra të rënda të dhunshme me dënime prej katër vjetësh ose më shumë.
Të dënuarit me vepra të rëndë gjithashtu nuk do të lirohen më herët. Ata aktualisht duhet të kryejnë dy të tretat e dënimit të tyre pas hekurave ose duhet të vendosin Bordi i Lirimit me Kusht nëse mund të lirohen. (Irma)