foto nga VCG
Sektori i aviacionit civil të Kinës pritet të trajtojë rreth 133 milionë udhëtime pasagjerësh gjatë udhëtimeve verore, bëri të ditur Administrata e Aviacionit Civil të Kinës (CAAC), citon “Xinhua”.
foto nga VCG
Nga 1 korriku deri më 31 gusht, kërkesa për udhëtime rritet ndjeshëm. Udhëtimet mesatare ditore të pasagjerëve ajrorë pritet të arrijnë në 2.15 milionë, që përfaqëson një rritje prej 10 për qind nga e njëjta periudhë e vitit 2019 para pandemisë Covid-19.
Shifra shënon gjithashtu një rritje të moderuar prej 5 për qind nga e njëjta periudhë e vitit të kaluar, sipas CAAC.
foto nga VCG
Të dhënat e rezervimeve për fluturimet e brendshme tregojnë se pesë qytete janë në krye të destinacioneve: Pekini, Shangai, Chengdu, Guangzhou dhe Kunming. Po ashtu, sipas CAAC, këtë vit janë bërë gjithashtu më të popullarizuara në mesin e udhëtarëve vendas edhe disa qytete dhe qyteza të vogla me pamje unike, si Altay dhe Turpan në Rajonin Autonom të Xinjiang Uygur të Kinës veriperëndimore, si dhe Mohe në provincën verilindore Heilongjiang. (Irma)