foto nga VCG
Qeveria franceze ka zhvendosur mijëra të pastrehë jashtë Parisit, para nisjes së Lojërave Olimpike.
Presidenti Emmanuel Macron ka premtuar se Lojërat Olimpike do të shfaqin madhështinë e vendit. Por, Fshati Olimpik u ndërtua në një nga periferitë më të varfra të Parisit, ku mijëra njerëz jetojnë në kampe rrugësh, strehimore apo ndërtesa të braktisura, shkruan “RTSH”.
foto nga VCG
Gjatë vitit të kaluar, rreth qytetit, policia dhe gjykatat kanë dëbuar afërsisht 5000 njerëz.
Zyrtarët e kryeqytetit francez i inkurajojnë ata të hipin në autobusë për në qytete si Lioni ose Marseja. Sipas tyre, ky është një program vullnetar që synon të lehtësojë mungesën e strehimit në Paris.
foto nga VCG
Zemra e Olimpiadës është Seine-Saint-Denis, ku afërsisht një në tre njerëz janë emigrantë, përqindja më e lartë në vend.
Qeveria franceze ka shpenzuar miliarda euro për rizhvillimin e zonës. (Irma)