foto nga VCG
Shtetet e Bashkuara të Amerikës njoftuan një paketë të re shtesë ndihme ushtarake për Ukrainën me vlerë 255 milionë dollarë.
Sipas Pentagonit, paketa e re përfshin sistemin e mbrojtjes ajrore “Patriot”, raketat kundërajrore NASAMS, raketahedhës të shumëfishtë HIMARS si dhe municione artilerie 155 dhe 105 milimetra, shkruan “ATSH”.
foto nga VCG
Armatimet do të furnizohen nga rezervat ekzistuese të Ushtrisë amerikane.
Pak para njoftimit, presidenti amerikan, Joe Biden, dhe ai ukrainas, Volodymyr Zelensky, u takuan për bisedime në kuadër të samitit të NATO-s në Uashington.
foto nga VCG
SHBA-ja dhe shtetet e tjera të NATO-s i kishin premtuar Ukrainës ndihmë të re të gjerë për t’u mbrojtur nga sulmet ajrore ruse në fillim të samitit.
Sipas Pentagonit, SHBA-ja i kanë ofruar Ukrainës më shumë se 53.7 miliardë dollarë ndihmë ushtarake që nga nisja e konfliktit me Rusinë në shkurt 2022. (Irma)