foto nga VCG
Drejtoresha e Komunikimit të Agjencisë së OKB-së për Refugjatët Palestinezë në Lindjen e Afërt (UNRWA), Juliette Touma, deklaroi se Gaza është në prag të humbjes së një brezi të tërë fëmijësh nën sulmet izraelite, shkruan “RTSH”.
foto nga VCG
Përmes një postimi në “X”, Touma bëri të ditur se të paktën 600 mijë fëmijë nuk kanë mundur të shkojnë në shkollë që nga dita e fillimit të sulmeve izraelite. Sipas saj, shumë shkolla janë mbyllur ndërsa shkollat e UNRWA-së janë kthyer në strehimore.
“Kjo do të thotë se nëse kjo luftë vazhdon, ne do të rrezikojmë të humbasim një brez të tërë fëmijësh”,- tha Touma.
foto nga VCG
Ajo thekson se koha e largimit të fëmijëve nga shkolla do ta bëjë të vështirë kompensimin e humbjeve të tyre në arsim. Touma bëri thirrje për armëpushim për fëmijët.
Në sulmet e kryera nga Izraeli në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023 janë vranë mbi 38.00 palestinezë, përfshirë të paktën gati 16.000 fëmijë dhe mbi 10.000 gra, ndërsa mbi 88.000 të tjerë u plagosën, sipas autoriteteve shëndetësore lokale. (Irma)