foto nga VCG
Kina regjistroi gjithsej 9229 aksidente të sigurisë së prodhimit në gjysmën e parë të vitit, një rënie prej mbi 25 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, bëri të ditur Ministria e Menaxhimit të Emergjencave, citon “China Daily”.
Zëdhënësja e ministrisë, Shen Zhanli, theksoi se në këto aksidente në total humbën jetën 8507 persona, shifër kjo që ra me afro 20 për qind në baza vjetore.
foto nga VCG
Ajo ia atribuoi lajmin pozitiv disa faktorëve. Së pari, numri i aksidenteve të mëdha dhe të rënda ra ndjeshëm, tha Shen, duke thënë se pesë aksidente të mëdha dhe të rënda ndodhën në gjysmën e parë të vitit, duke rezultuar në 94 viktima, një rënie me katër incidente të tilla dhe 100 viktima në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
foto nga VCG
Së dyti, nuk ka pasur aksidente të mëdha dhe të rënda në industrinë kimike dhe sektorin e gazit dhe numri i aksidenteve të tilla në industrinë e ndërtimit ka rënë në baza vjetore, sipas zëdhënëses. (Irma)