foto nga VCG
Kina ka mobilizuar burime të ndryshme për të mbështetur operacionet e shpëtimit, për të ofruar furnizime emergjente dhe ndihmë në rindërtimin pas katastrofës, pasi përmbytjet e shkaktuara nga shirat e zgjatur shkatërruan pjesë të vendit.
Këtë vit, sezoni i përmbytjeve në Kinë erdhi më herët dhe me rrebeshe dhe përmbytje më intensive në krahasim me vitet e mëparshme.
Pavarësisht sfidave, vendi ka arritur rezultate të dukshme në kontrollin e përmbytjeve dhe përpjekjet për lehtësimin e fatkeqësive, tha në një konferencë për shtyp Xu Xianbiao, nënkryetar i zyrës së Shtabit Shtetëror të Kontrollit të Përmbytjeve dhe Ndihmës ndaj Thatësirës, raporton “Xinhua”.
foto nga VCG
Që nga fillimi i sezonit të përmbytjeve këtë vit, Ministria e Financave dhe Ministria e Menaxhimit të Emergjencave kanë ndarë më shumë se 1.8 miliardë juanë (rreth 255.49 milionë dollarë amerikanë) fonde nga buxheti qendror për lehtësimin e fatkeqësive, tha Xu.
Vendi ka rregulluar gjithashtu tonelata ndihma për fatkeqësitë dhe ka mobilizuar dhjetëra mijëra personel shpëtimi në rajonet e prekura nga përmbytjet. Po ashtu, janë marrë një sërë masash për të garantuar sigurinë e njerëzve dhe për të minimizuar fatkeqësitë.
foto nga VCG
Ai tha se vendi ende përballet me një situatë kritike në lidhje me kontrollin e përmbytjeve dhe lehtësimin e fatkeqësive, pasi periudha e pikut të reshjeve intensive, zakonisht nga mesi i korrikut deri në mes të gushtit, po afron.
Xu tha se Kina do të vazhdojë përpjekjet e saj për të parandaluar përmbytjet përgjatë lumenjve kryesorë dhe për të forcuar masat paraprake kundër rreziqeve të mundshme, si fatkeqësitë gjeologjike të shkaktuara nga shiu dhe mbytja urbane. (Irma)