foto nga VCG
Projekti kryesor i shpimit në Nam Co, liqeni më i lartë me ujë të kripur në botë, në Rajonin Autonom Xizang të Kinës jugperëndimore, arriti një thellësi shpimi që i kalon 400 metra.
Sipas shkencëtarëve, cituar nga “Xinhua”, ka një rëndësi të madhe në shpimin e liqenit të vendit dhe studimin e paleoklimës.
Ekipi i ekspeditës shkencore të përbashkët shumëkombëshe nxori një bërthamë sedimenti liqeni nga një thellësi prej 402.2 metrash nën shtratin e liqenit të Nam Co, duke tejkaluar thellësinë maksimale të mëparshme prej 153.44 metrash në shpimin e liqenit në Pllajën Qinghai-Xizang.
Nam Co është një liqen i mbyllur që mbledh informacione rreth shkëmbinjve, tokës, vegjetacionit, lumenjve dhe aktiviteteve njerëzore në ujëmbledhës, duke e bërë liqenin të rëndësishëm për kërkimin e ndryshimeve mjedisore, deklaroi Wang Junbo, një nga drejtuesit e ekipit të ekspeditës shkencore.
foto nga VCG
“Duke studiuar bërthamat e sedimentit të liqeneve, ne mund të arrijmë në një kuptim më të thellë të klimës dhe ndryshimeve mjedisore në Rrafshnaltën Qinghai-Xizang gjatë një milion viteve të fundit dhe të ofrojmë një bazë shkencore për parashikimet e ardhshme të klimës”,- tha Wang, i cili është gjithashtu një studiues në Institutin e Kërkimeve të Rrafshnaltës Tibetiane (ITP), Akademia Kineze e Shkencave.
Nam Co, që ndodhet në rrafshnaltën Qinghai-Xizang, me një lartësi mbi sipërfaqen e liqenit mbi 4700 metra, është liqeni i dytë më i madh në rajon dhe një bazë e rëndësishme kërkimore shkencore.
Ekspedita shkencore, e nisur në fillim të qershorit, është një përpjekje e përbashkët e një ekipi kërkimor të ITP-së, që shikon ndryshimet e liqenit dhe mjedisit, së bashku me shkencëtarë dhe teknikë shpimi nga Gjermania, Zvicra, Britania dhe SHBA-ja.
foto nga VCG
Sipas Zhu Liping, një tjetër drejtues i ekipit të ekspeditës shkencore dhe një studiues në ITP, shpimi i bërthamës së sedimentit të liqenit në Nam Co është projekti i shpimit në lartësinë më të madhe në kuadër të Programit Ndërkombëtar të Shpimit Kontinental Shkencor.
Zhu tha se bërthamat e grumbulluara të sedimentit të liqenit do të transferohen dhe do të skanohen në ITP dhe do të përdoren për analiza të mëtejshme.
“Përparimi në shpime do të promovojë kërkime të nivelit të lartë mbi shpimin e liqeneve në Kinë dhe mund të shfaqë ndikime ndërkombëtare në bashkëpunimin përkatës të kërkimit shkencor”,- theksoi Zhu. (Irma)