foto nga VCG
Kryeministri Benjamin Netanyahu ka kërkuar që Izraeli të mbajë kontrollin e territorit kyç të Gazës përgjatë kufirit me Egjiptin, si pjesë e çdo marrëveshjeje për të pezulluar luftën me Hamasin.
Duke folur pas kthimit të negociatorëve izraelitë nga bisedimet me ndërmjetësit në Katar, Netanyahu tha se Izraeli kishte nevojë për kontroll për të mos lejuar që armët nga Egjipti të arrijnë te Hamasi, citon “RTSH”.
foto nga VCG
Kryeministri izraelit nuk shpjegoi nëse masa do të jetë e përhershme. Por kjo është hera e parë që Izraeli ka këmbëngulur për të mbajtur kontrollin e anës palestineze të pikës kufitare Rafah me Egjiptin dhe të ashtuquajturit korridori Filadelfi përgjatë kufirit.
foto nga VCG
Netanjahu tha se negociatorët izraelitë, të udhëhequr nga shefi i Inteligjencës së Mosadit, David Barnea, shkuan në Doha për të mbrojtur ato që ai i quajti katër parimet e hekurta, me kushtin kryesor që Izraeli të lejohet të vazhdojë të luftojë për të shkatërruar Hamasin dhe për të sjellë në shtëpi të gjitha pengjet.
Ndërsa SHBA-ja ka shprehur optimizëm për bisedimet me Katarin, Netanyahu u zotua të vazhdojë të luftojë Hamasin me forcë të plotë. (Irma)