foto nga VCG
Një ngjarje leximi për fëmijët dhe adoleshentët nisi në Pekin, me qëllim që të kultivojë një mirëkuptim dhe dashuri më të thellë për vendin te brezi i ardhshëm, shkruan “Xinhua”.
Duke vënë në qendër të vëmendjes qytetërimin kinez, kjo ngjarje do të angazhojë nxënës të shkollave fillore dhe të mesme në mbarë vendin në aktivitete të ndryshme si sesione leximi familjar, leksione në kampus dhe kuize në internet.
foto nga VCG
Si pjesë e aktivitetit të leximit do të botohen edhe libra përkatës.
foto nga VCG
Organizuar nga Federata e Grave të Gjithë Kinës, ngjarja e këtij viti është edicioni i 32-të i një programi leximi me temë patriotizmin.
Gjatë viteve të fundit, ai ka tërhequr gati një miliard lexues të rinj nga i gjithë vendi. (Irma)